Njësia e Integrimit Europian në Bashkinë Mat, aktivitet sensibilizues kundër përdorimit të plastikës
Në kuadër të javës europiane kundër plastikës Njësia e Integrimit Europian në Bashkinë Mat zhvilloi një aktivitet sensibilizues në qytetin e Burrelit.
Specialistët e kësaj zyre dhe specialistë të tjerë pranë bashkisë, shpërndanë broshura informuese pranë bizneseve dhe qytetarëve të Burrelit në shenjë solidarizimi për eleminimin e përdorimit të plastikës.