Protestën e sotme e ka komentuar edhe aktivisti i njohur Arlind Qori. Ai e ka cilësuar këtë protestë si një lufte ndaj Edi Ramës dhe Samir Manes.

Reagimi i Arlind Qorit ne facebook

Sot në Bulqizë u zhvillua beteja e parë e një lufte historike midis minatorëve të bashkuar dhe Samir Ramës. Përfundimi i saj do të tregojë se nga do të shkojë vendi ynë. Po qytetarët e kanë të vështirë të informohen për shkak të errësirës thuajse të plotë mediatike që hesht zërat e revoltuar duke i mbuluar me kotësinë e cic-miceve bulevardeske.