Nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori” të qytetit të Burrelit zhvilluan një aktivitet festiv me rastin e 107 vjetorit të pavarësisë dhe 75 vjetorit të çlirimit. Gjimnazistët performuan numra të ndryshëm artistik nga pjesa e momentit të shpalljes së pavarësisë, pjesë satirike, poezi e këngë patriotike e deri tek kërcimet moderne.

Aktivitetin e përshëndeti edhe Drejtori i Gjiomnazit “28 Nëntori” Cevan Cevani dhe Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Mat, Shpresa Tusha. Ata përgëzuan nxënësit dhe stafin e mësuesve për këtë aktivitet në kuadër të 75 vjetorit të çlirimit.

Aktiviteti u ndoq nga qindra gjimnazist të gjimnazit “28 Nëntori”, stafi pedagogjik i kësaj shkolle si dhe prindër.