Ashtu siç ishte paralajmëruar Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës protestoi para hyrjes së minjerës Albchrome për largimin nga puna të kreut të sindikatës Elton Debreshi.

[wordads]

Minatorët kërkuan rikthimin e menjëhershëm të Debreshit në punë si dhe renditën një sërë kërkesash të tjera. Ata thanë se trajtimi i tyre brenda ambjenteve të punës është skllavërues pasi punojnë nën presion të vazhdueshëm të drejtuesve të minjerës.

Protesta e zhvilluar para hyrjes së Albchrome nuk pati incidente, ndërsa protestuesit lajmëruan rikthimin e tyre deri në plotësim të kërkesave.