Klos - Bulqizë, barrierat metalike vendosen me "pikatore"
Vendosja e barrierave metalike anësore në aksin rrugor Skuraj – Peshkopi ka përfshirë edhe segmentin Klos – Bulqizë. Pjesa më problematike e kësaj rruge është ajo mbi fshatin Plan i Bardhë.
Në këtë segment aksidentet kanë qenë të shumta çka e tregojnë edhe lapidaret e vendosura në të gjithë gjatësinë e tij.