Mjeku okulist Ndue Zef Bardhi i cili ka një kontribut në fushën e mjekësisë prej 4 dekadash, dhe që aktualisht e ushtron profesionin e tij edhe në qytetin e Burrelit është vlerësuar nga Bashkia Mirditë me titullin e lartë “Stema e Artë”, me motivacionin “Për kontributin e tij të vyer në okulistikën shqiptare, me mbi 4 dekada shërbim si mjek i talentuar në ushtrinë shqiptare që nga ishulli i Sazanit, Spitali Ushtarak dhe si professor i okulistikës. Referues shkencor me botime të shumta, antar këshillimor i revistave elektronike me emër të botimeve Europiane, drejtues i eventeve të mëdha kombëtare në këtë fushë si president i tyre, një nga mbrojtësit unik të shëndetit të syve të ushtarakëve shqiptar kudo ku ka shërbyer si dhe i popullsisë civile tek spitali ushtarak apo tashmë edhe në shërbimin privat”. Dekorata iu dorëzua mjekut Bardhi nga kreu i Bashkisë Mirditë, Ndrec Deda.
Dhënien e titullit “Stema e Artë” për mjekun Ndue Bardhi ja propozoi Bashkisë Mirditë shoqata Atdhetare “Sazani”.