Edhe pse ka kaluar një javë nga reshjet e dëborës shumë akse rrugore në Bulqizë janë ende problematike. I tillë është edhe aksi Ura e Çerenecit – Stëblevë. Në këtë rrugë e cila përdoret nga dhjetra fshatra, pas shtatë ditësh vijon të qarkullohet me shumë vështirësi. Në të gjithë aksin rrugor ka prani të akullit, duke bërë që lëvizja në të sidomos gjatë orëve të para të mëngjesit dhe ato të mbrëmjes të jetë e rrezikshme. Drejtuesit e mjeteve shprehen se aksi është shumë i rrezikshëm dhe se duhet bërë shumë kujdes. Sipas tyre, aksi paraqet shumë rrezikshmëri dhe se duhet të kesh ose goma dimërore, ose të jesh i pajisur me zinxhir. Po ashtu ata thonë se problem mbeten edhe fshatrat, ku rrugët ende janë të pakalueshme.
Aksi rrugor Ura e Çerenecit – Stëblevë përdoret jo vetëm nga mijëra banorë të Njësive Administrative Ostren e Trebisht, përdoret për të kaluar në Librazhd e Elbasan.