Segmenti i rrugës së Arbrit nga Qafa e Buallit deri mes lagjeve të qytetit të Bulqizëës, vijon të jetë problematik dhe i rrezikshëm në këtë periudhë për qarkullimin e automjeteve. Masive të mëdha gurësh vijojnë të biejnë në asfalt, duke u kthyer në burim të rrezikshëm aksidentesh. Situata vijon të jetë problematike në këtë rrugë që me nisjen e shirave të vjeshtës pasi herë pas here, biejnë gurë të mëdhenj në karrexhatë, ku në disa raste kanë bllokuar edhe lëvizjen. Megjithëse ato pastrohen nga firma mirëmbajtëse, situata përsëritet shpejt për shkak se skarpata e rrugës nuk është e izoluar me rrjetë. Drejtuesit e automjeteve shprehen se kjo rrugë e cila është rrugë nacionale nuk ka asnjë siguri teksa lëviz në të. Sipas drejtuesve të mjeteve, taksat që paguajnë për infrastrukturën apo automjetet e tyre, duhet të shkojnë për shërbime.
Ky segment i rrugës së Arbrit përdoret për lëvizjen e automjeteve drejt Peshkopisë apo anasjelltas, që kur është ndërtuar. Fluksi i lëvizjes në këtë rrugë është i lartë, po ashtu edhe rreziku.