Presidenti Ilir Meta I është përgjigjur menjëherë deklaratave të kryeministrit Edi Rama, I cili ironizoi kreun e shtetit për procesin e vaksinimit.
Në një postim në rrjetin social facebook, Ilir Meta shtron pyetjen nëse janë të shqetësuar për mesazhet e tij gjatë ditëve të fundit.
Presidenti Ilir Meta shkruan:
“Janë të shqetësuar nga mesazhet e Presidentit?!
Le TË SHQETËSOHEN dhe le TË TMERROHEN të gjithë ata, të cilët mendojnë se do bëjnë “tërmet” në zgjedhje, si në Dibër, apo si në Shijak, qofshin këta qeveritarë, punonjës policie; qofshin banditë, gjithçka qofshin”.