Zëvendës Kryeministrja Belinda Balluku ,sot ka zhvilluar një takim me mjekët e spitalit të Burrelit.

Ministrja në fjalën e saj është shprehur se rritja e pagës së mjekëve që do të shtrihet përgjatë këtyre dy viteve është një element i rëndësishëm për punën dhe përkushtimin që ato kanë në shoqëri.

Balluku ndër të tjera ka theksuar se tashmë ka ardhur momenti që në fokus të investimeve, përveç Tiranës dhe kryeqendrës së qarqeve të jenë qytetet e tjera tashmë.

“Parashikohet veshja dhe hidroizolimi i ndërtesës duke e shndërruar spitalin në kushtet optimale të efiçencës së energjisë. Gjatë këtij procesi do të kemi mundësinë që të ndërhyjmë edhe në sallat operatore duke krijuar mundësinë për ngrohjen dhe ftohjen teknike që ju keni duke bërë kështu dhe ndryshimin e kaldajës në të gjithë spitalin. Unë jam shumë

Nuk ka asgjë për tu krahasuar me 10 vitet e fundit me të gjithë infrastrukturën  spitalore që ne kemi ndjekur dhe ngritur, është bërë një punë e mirë nga stafet dhe nga Ministria e Shëndetësese në mënyrën më të mirë duke optimizuar të gjithë proceset duke u bazuar në teknologji, si të gjithë ne edhe ju keni shumë rëndësi për teknologjinë, pasi jo të gjithë mund të mbështetemi vetem në asetete njerëzore.

Ne e kemi  e kemi nisur nga Tirana dhe  na qendrat e qarqeve por këto investime ka ardhur koha që të shtrihen si në teknologji, si në infrastrukturë dhe në qytete të tjera siç është rasti i qytetit të Burrelit.  Sot unë para jush kam kënaqësi që të ndaj para jush lajmin që ka dhënë kryeministri për rritjen e pagave që vijon nga mjekësia, për gjatë 2 viteve të ardhshme”, ka thënë Balluku.