Dëshmia e qartë se si një vepër transformohet nga pozitive në negative është e kësaj ure e cila ndodhet në fshatin Shkopet.

Pak kohë më parë, pasi u rikontruktua nga një organizatë jo-qeveritare me ndihmën edhe të banorëve të këtij fshati, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Ajo shërbeu jo vetëm që banorët të kalonin në rrugën nacionale Burrel – Milot, por edhe të ishte një destinacion i kalimtarëve të rastit, madje edhe në klipe këngësh.

Por sot kjo urë është totalisht e papërdorshme, ose në rastin më të mirë të duhet një guxim i madh për të kaluar mbi të për shkak se është e nadarë në tri pjesë.

Megjithëse ka kaluar më shumë se një vit kur fryrja e lumit Mat që solli me vete drurë dhe dëmtoi urën, pushteti vendor nuk ka ndërhyrë duke i lënë rreth 200 banorë të Skurajve në mëshirë të fatit. Apeli i banorëve të fshatit Skuraj ka rënë në vesh të shurdhër, pasi institucionet nuk kanë reaguar deri tani. Kalimi mbi këtë urë është i rrezikshëm sidomos për të moshuarit dhe fëmijët, pasi ndarja e urës në tri pjesë e bën atë të paqëndrueshme teksa lëviz mbi të