Atentatorët e biznesmenit Ylli Ibrahimi, mbi të cilin zbrazën plot 20 plumba nga automatiku ‘Scorpions’, ndoqën rrugën Tiranë-Milot e më pas u zhdukën drejt Burrelit, pa u ndaluar nga asnjë efektiv policie. Dosja.al ka mësuar nga burime konfidenciale se dy personat, që u shfaqën me ‘Suzuki’ e me maskë në kokë në qendër të Milotit, janë nisur nga Tirana.

Me armën e siguruar për ‘shënjestrën’, të dy janë nisur drejt Milotit për të kryer ‘porosinë’, e më pas për tu zhdukur. Kamerat e aeroportit të Rinasit kanë pikasur dy të rinjtë e veshur me ngjyrë blu, që kalojnë pranë tij në drejtim të Milotit.1 / 4Atentatorët e Ylli Ibrahimit (Foto nga kamerat e aeroportit te Rinasit)

Pasi ‘zbarkojnë’ në Milot, të rinjtë qëllojnë biznesmenin Ylli Ibrahimi, të cilin e kapën plot shtatë plumba në gjymtyrët e poshtme, e më pas u zhdukën. Dosja.al ka mësuar gjithashtu se dy atentatorët që erdhën për të ‘eliminuar’ biznesmenin, janë larguar në drejtim të Burrelit.

Tashmë pa maska, me kaskën e motorit që i ka ndihmuar të fshehin fytyrat, janë larguar drejt qytetit verior, por rrugës nuk janë ndaluar nga asnjë patrullë policie. Edhe pse ngjarja ndodhi në orët e paradites, konkretisht në orën 11:57, dy ‘hitmenët’ kanë përshkuar kilometra të tëra rrugë, të pashqetësuar.

Mos ndalimi i tyre nga uniformat blu ka bërë që të rinjtë të mbërrijnë ‘shëndoshë e mirë’ në destinacionin të cilin e kishin paracaktuar për tu fshehur pas krimit, duke lënë pas misterin e identitetit të tyre dhe biznesmenin Ibrahimi të shtrirë në tokë. Vetë biznesmeni që ra pre e këtij atentati të ndodhur më 13 janar ka mohuar të ketë konflikte dhe është shprehur se nuk e ka aspak idenë se kush qëndron pas këtij sulmi të organizuar.  

Burimi Dosja.al