Me anë të një videoje në faqen zyrtare të Facebook, Ambasada shpjegon se çfarë është vettingu, si bëhet rivlerësimi për gjykatësit dhe prokurorët dhe si do e ndryshojë kjo sistemin shqiptar të drejtësisë.
Ambsada e SHBA deklaron se procesi i vetingut do të sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.
“Përse reforma në drejtësi vendosi një proces rivlerësimi për gjykatësit dhe prokurorët dhe si do e ndryshojë kjo sistemin shqiptar të drejtësisë? Shihni këtë video dhe mësoni se si procesi i vetingut do të sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit. #CfareEshteReformaNeDrejtesi#NdalKorrupsionit“, shkruhet krahas videos.