Ballina EKONOMI Vijon puna në unazën veriore të qytetit të Burrelit, përfundojnë disa nga...

Vijon puna në unazën veriore të qytetit të Burrelit, përfundojnë disa nga veprat e artit

0

Punimet për rikonstruksionin e plotë të unazës veriore të qytetit të Burrelit, apo siç njihet ndryshe unazës së poshtme, po vijojnë pa ndërprerje. Aktualisht firma që po zbaton projektin e kësaj rruge po punon me ndërtimin e veprave të artit, një pjesë e të cilave kanë përfunduar. Dy nga tombinot e kësaj rruge, të cilat do të grumbullojnë sasinë më të madhe të ujërave të shiut, kanë përfunduar, ajo në lagjen “Dungu” dhe ajo poshtë spitalit Bashkiak Mat.

Ndërkohë kompania po punon për ndërtimin e veprave të tjera të artit, të cilat konsistojnë në kanalin ujëmbledhës dhe muret mbrojtëse që nga kthesa e Sanës e deri në anën perëndimore të unazës.

Po ashtu, po punohet edhe për ndërtimin e nënshtresave të rrugës kryesisht në trasenë e re.

Asfaltimi i unazës së poshtme të qytetit të Burrelit pritet t’i japë zgjidhje përfundimtare kalimit të mjeteve të tonazhit të rëndë, të cilat më parë kalonin në rrugët e brendshme të qytetit.

Projekti në fjalë është finanuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në vlerën e 128 milion lekëve dhe punimet pritet të mbyllen brenda gjashtë muajve nga nisja e tyre.

Exit mobile version