Ballina AKTUALITET Bulqizë / Qamil Toçi, 76-vjeçari që e ktheu lokalin në muze

Bulqizë / Qamil Toçi, 76-vjeçari që e ktheu lokalin në muze

0

  Largimi masiv i banorëve në zonat rurale ka detyruar shumë biznese të mbyllin aktivitetin e tyre për shkak të mungesës së fuqisë blerëse. Një rast i tillë është në fshatin Kovashicë, të Njësisë Administrative Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës. 76-vjeçari Qamil Toçi dikur kishte një bar-kafe në fshat, në të cilin mblidheshin banorët për të konsumuar kafe çdo ditë. Por në vitet e fundit, largimi masiv i banorëve bëri që puna në lokal nisi të binte. I gjendur në kushtet kur nuk kishte më fitim me këtë biznes të vogël familjar, 76- vjeçari vendosi të mbyllë aktivitetin  e bar-kafesë, por jo ambientin e lokalit. Qamili Toçi e tjetërsoi lokalin e tij duke e kthyer nga bar-kafe në një muze të vogël me objekte të vjetra, punime artizanale prej druri, bakri dhe bronzi, ora xhepi të vjetra që kanë kaluar brez pas brezi. 76-vjeçari nga Kovashica shprehet se muzeun e ndërtoi dalëngadalë me ndihmën edhe të miqëve e të njohurve të cilët i kanë dhuruar disa objekte, e një pjesë tjetër e ka blerë.

Braktisja e fshatit u duk që me rënien e numrit të nxënësve. Qamili shprehet se ndryshe është situata në shtetin fqinj të Italisë, ku dhe jetojnë fëmijët e tij. Atje shteti – thotë 76-vjeçari – kujdeset për detajet më të vogëla, që fshatrat të mos braktisen.

76-vjeçari nga Kovashica tashmë është kthyer në një koleksionist të objekteve të vjetra, të cilat më vonë shpreson t’i vendosë në shërbim të turizmit të zonës.

Exit mobile version