Ballina Blog

Vëzhgim/ A u respektua karantinimi pas orës 13.00 në Burrel?

0

Që nga ora 13:00 e kësaj të shtune deri në orën 5 të mëngjesit të së hënës, e gjithë shqipëria do të jetë në karantinë. Ashtu siç është bërë në dy javët e kaluara, edhe kjo fundjavë do t’i gjejë të gjithë qytetarët në banesat e tyre. Për shkak të kësaj, në rrugët e qytetit të Burrelit u pa një numër i madh qytetarësh të cilët nxitonin për të bërë furnizimin e nevojshëm me produkte edhe për ditën e dielë pasi do të jetë gjithçka mbyllur. Sapo akrepat e orës shënuan 13:00 të gjitha bizneset ulën qepenat dhe qytetarët nxituan për në banesat e tyre, ku do të duhet të qëndrojnë rreth 40 orë mbyllur, duke përjashtu rastet e emergjencës shëndetësore. Autoritetet e shëndetit publik vijojnë tju bëjnë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e kërkuara për parandalimin e përhapjes së Covid-19 dhe të jenë të durueshëm pasi vetëm në këtë mënyrë mund të ndërpritet zinxhiri i transmetimit të këtij virusi.

Pas 6 ditë kërkime intensive, u gjet sot trupi i 29-vjeçarit Ardit Beshiri.

Trupi i pajetë u gjet 4 kilometra larg vendit të ngjarjes.

29-vjeçari punonte në fabrikën e përpunimit të kromit, ku ndërsa punonte me fadromë në Qafë-Burrel, më 3 maj u zu poshtë nga masivi i rërës dhe kromit.

Rrëshqitja masive e dheut vështirësoi kërkimet për gjetjen e tij, gjë që u bë e mundur vetëm sot.

Materialet zgjedhore mbërrijnë pranë KZAZ-ve

  Ku na ndajnë vetëm dy ditë nga votimet për parlamentaret e 11 Majit në të gjitha Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor kanë mbërritur materialet e nevojshme për procesin e zgjedhjeve. Sekretari i KZAZ 19 në Dibër, Agron Cara tha se të gjitha materialet kanë mbërritur pranë KZAZ dhe pritet që ato të shpërndahen në qendrat e votimit sipas përcaktimeve të bëra nga kodi zgjedhor. Cara shtoi gjithashtu se i gjithë procesi deri tani ka shkuar paprobleme dhe se asnjë subjekt politik, koalicion apo kandidat nuk ka paraqitur ndonjë akesë.

Po ashtu materialet zgjedhore kanë mbërritur edhe në KZAZ 16 në Mat, 17 në Klos dhe 18 në Bulqizë. Shpërndarja e tyre drejt qendrave të votimit do të nisë pasditen e së shtunës duke filluar nga qendra më e largët e votimit.

Kërkimet për Ardit Beshirin në ditën e 6, flet prefekti Nexhbedin Shehu

Prej gjashtë ditësh vijojnë kërkimet për gjejtjen e 29-vjeçarit Ardit Beshiri, nga fshati Shëngjun i Klosit, që dyshohet se humbi jetën teksa po punonte me një mjet ekskavator në një stog rëre pranë një fabrike përpunimi kromi në Qaf Burrel. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se kërkimet po vijojnë nga disa grupe në terren përfshirë edhe forcat e sigurisë së Kosovës të cilat i janë bashkangjitur operacionit ditën e Mërkurë si dhe shumë banorë të zonës së Klosit. Nga ana tjetër, Prefekti Shehu tha se kërkimet janë përqendruar në disa pika ku janë gjetur pjesë të ekskavatorit dhe të rrobave që dyshohet të jenë të 29-vjeçarit Ardit Beshiri.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën e 3 Majit, teksa 29-vjeçari Ardit Beshiri ka qenë duke punuar në zonën ku depozitoheshin mbetjet e gurta që dilnin nga përpunimi i mineralit të kromit. Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa dyshohet se një nga rezervuaret e ujit ka shpërthyer, duke e rrëmbyer të riun bashkë me mjetin ekskavator.

Asnjë gjurmë e 29 vjeçarit, në mbështetje të kërkimeve edhe forcat e FSK

   Kërkimet për gjetjen e 29-vjeçarit Ardit Beshiri, i cili u rrëmbye më 3 maj, bashkë me mjetin eskavator teksa po punonte në një stog minerali kromi në zonën e njohur si Qafë-Burrel të Klosit, vijojnë pa ndërprerje.

Grupeve të kërkim-shpëtimit i janë shtuar edhe ekipe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë mbërritur këtë të mërkurë pranë vendit ku po zhvillohen kërkimet.

Deri tani mësohet se janë disa shenja rrobash që dyshohet se janë të 29-vjeçarit të zhdukur që të shtunën, dhe disa mbetje të mjetit eskavator me të cilin dyshohet se ai po punonte në momentin që u rrëmbye nga rrjedha e ujit dhe inertet si pasojë e çarjes së një prej rezervuareve të filtrimit të ujit.

Kërkimet po bëhen me mjete të rënda, si dhe me krah nga ana e ushtrisë, të shoqëruara edhe me anë të disa aparaturave që detektojnë trupa nën tokë.

Ndërkohë, burime bëjnë të ditur se në zonën ku janë gjetur rroba është vendosur perimetri i sigurisë dhe ekipi i kërkimit po bën të mundur heqjen e dheut në mënyrë të ngadaltë për të parë nëse do të jetë aty pranë edhe trupi i pajetë i 29-vjeçarit Ardit Beshiri.

Kërkimet për gjetjen e të riut pritet të vazhdojnë pa ndërprerje në të gjithë gjatësinë e luginës nga fabrika e përpunimit të mineralit të kromit e deri në pjesën fundore.

29-vjeçari Ardit Beshiri, të shtunën e 3 Majit ishte duke punuar me një mjet eskavator në një stog minerali kromi në zonën e njohur si Qafë-Burrel të Klosit, teksa një nga rezervuaret e filtrimit të ujit shpërtheu dhe e mori me vete bashkë me mjetin.

Aksidentoi punonjesin e policisë, pranga 27-vjeçarit në Dibër

Një 27- vjeçar është arrestuar nga Policia e Dibrës pasi teksa drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur, humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti përplasi punonjësin e Policisë.

I aksidentuari aktualisht, ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar edhe një 20-vjeçar, i cili po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Peshkopisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me aksidentin e ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi Velia”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A.Sh. (M), 27 vjeç, banues në Dibër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

27-vjeçari, teksa drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur, humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti përplasi punonjësin e Policisë, shtetasin V.Gj., 64 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Revolucioni i heshtur i duarve që shërojnë

0

Udhëtim në jetën dhe misionin e D.O. Oliverio Salvatore, profesionisti që po çon osteopatinë përtej kufijve të italisë, mes formimit universitar dhe inovacionit terapeutik.

Kur flitet për shëndet dhe mirëqenie, shpesh kufizohemi te trajtimet farmakologjike apo terapitë konvencionale. Por ekziston një rrugë alternative, manuale, natyrale dhe jashtëzakonisht efektive: osteopatia. Dhe në këtë fushë, një figurë spikat me forcë dhe vizion: D.O. Oliverio Salvatore. Osteopat, masofizioterapist, formues, president i Unionit të Osteopatëve Italianë, është sot ndër profesionistët më autoritarë në fushën e osteopatisë në Itali dhe Ballkan. Më poshtë do tju njohim me rrugëtimin e tij, betejat, ëndrrat dhe aktivitetin ndërkombëtar që përfshin jo vetëm Italinë, por edhe Shqipërinë dhe vende të tjera në zhvillim.

Dott. Oliverio, si filloi rrugëtimi juaj profesional në fushën e osteopatisë?

Duke qenë masofizioterapist që nga viti 1992, kurioziteti për osteopatinë lindi gjatë një simpoziumi ndërkombëtar ku pashë për herë të parë një teknikë osteopatike. U magjepsa nga aftësia e saj zgjidhëse që shkonte përtej rehabilitimit klasik. Pas studimeve në osteopati, themelova Akademinë A.S.M.O. dhe A.M.O.S. në tre rajone italiane për të formuar osteopatët e rinj.

Ju punoni si në Itali ashtu edhe në Shqipëri: cilat janë ndryshimet që keni vërejtur në qasjen ndaj osteopatisë mes dy vendeve?

Në Itali, shumë njerëz e njohin dallimin mes trajtimit osteopatik dhe rehabilitimit fizioterapik. Në Shqipëri, osteopatia është ende e panjohur si për qytetarët, ashtu edhe për institucionet. Megjithatë, vitet e fundit kemi parë një interes të fortë për këtë disiplinë, sidomos për zgjidhjen e problemeve posturale dhe muskulare.

Cilat janë shërbimet që ofroni në klinikat tuaja?

Trajtojmë pacientë të të gjitha moshave, nga foshnjat te të moshuarit. Osteopatia merret me problemet muskulore, viscerale (si refluksi, koliti), neurologjike (migrënat, marramendjet) dhe neurovegetative (pagjumësia, lodhja kronike). Ndërhyjmë gjithashtu në patologji si astma apo otiti, duke ofruar një qasje të plotë dhe natyrale.

Si zhvillohet një seancë osteopatike me ju? Cilat teknika preferoni?

Fillon me një analizë të detajuar anamneze për të kuptuar historinë e pacientit. Kjo fazë është thelbësore për të identifikuar disfunksionet që ndikojnë në gjendjen aktuale. Preferoj teknikat me manovra direkte, efikase dhe të fokusuara.

Ju jeni gjithashtu pedagog: mund të na flisni për kurset tuaja të formimit?

Që nga viti 2023 kemi themeluar me Universitetin ISFOA-MCU një kurs universitar trevjeçar me 180 kredite. Qëllimi ynë është të formojmë doktorë osteopatë të kualifikuar. Kurset zhvillohen në Itali, Shqipëri, Maltë dhe Kongo. Është një projekt ambicioz, por i nevojshëm për të përhapur profesionin në nivel global.

A ka një rast klinik që ju ka prekur veçanërisht?

Po, një pacient me ALS. Ky rast më lejoi të studioja inflamacionet latente të sistemit muskulor dhe neurologjik, duke më çuar në zbulimin e teknikave që aktivizojnë bio-informacionin përmes lamininës. Kjo më hapi një botë të re në lidhje me fizikën kuantike të aplikuar në trupin e njeriut.

Çfarë është Unioni i Osteopatëve Italianë dhe cili është qëllimi i tij?

Unioni i Osteopatëve Italianë (U.O.I.) u krijua në vitin 2010 për të mbrojtur osteopatët italianë si në nivel institucional, ashtu edhe ndaj pacientëve. Ka pasur një rol kyç në njohjen e osteopatisë si profesion shëndetësor në Itali, falë dekretit të Ministrisë së Shëndetësisë në vitin 2023.

Le të flasim për aktivitetin tuaj në Shqipëri: si lindi bashkëpunimi me MCU-në e Tiranës?

Gjatë udhëtimeve të mia profesionale vura re që në Shqipëri dhe në Ballkan osteopatia ishte praktikisht e panjohur. Me ndihmën e operatorëve lokalë, vendosa të themeloj në Tiranë Departamentin e Shkencave Osteopatike pranë Universitetit MCU-ISFOA, ku jam edhe president dhe drejtor i departamentit.

Si arrini të menaxhoni një aktivitet kaq të ndërlikuar mes dy vendeve dhe roleve të ndryshme?

Të punosh në dy sisteme kaq të ndryshme kërkon fleksibilitet të madh. Dallimet kulturore dhe operative janë të mëdha, por çdo vështirësi është një sfidë stimuluese. Përvoja e fituar më ndihmon të arrij objektivat me efikasitet.

Cilat janë objektivat tuaja për të ardhmen e osteopatisë?

Të bëj të njohur osteopatinë në të gjitha vendet ku ende mungon, sidomos në Ballkan. Ky profesion jo vetëm që ofron zgjidhje terapeutike efektive, por edhe mundësi punësimi dhe rritje personale. Qëllimi përfundimtar është të eksportoj njohuritë osteopatike kudo.

Doktor Oliverio Salvatore nuk është vetëm një profesionist i shëndetit, por një ambasador i vërtetë i mirëqenies. Me aktivitetin e tij mes Italisë, Shqipërisë dhe vendeve të tjera, ai po kontribuon në ndërtimin e një të ardhmeje ku osteopatia nuk do të jetë më një disiplinë “alternative”, por pjesë përbërëse e mjekësisë së integruar. Një njeri, një mision, një vizion.

“Me duar kurohet trupi, me dije kurohet bota.”

Përgatitur nga Cristian Alaimo & Age Dukagjini

5 Maji, nderohen dëshmorët në Mat

   Të hënën, në kuadër të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, në orën 10:00, në Burrel, u zhvillua pranë varrezave të dëshmorëve të Matit një ceremoni përkujtimore. Në ceremoninë e mbajtur për nder të veprës së të gjithë atyre që dhanë jetën për liri e pavarësi, ishin të pranishëm drejtues të pushtetit vendor në Mat e Klos, drejtues të isntitucioneve qëndrore në nivel, vendor, organizata e veteranëve të LANÇ-it Mat, pasardhës të dëshmorëve, qytetar etj. Fjalën e rastit e mbajti Kryetari i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it Mat, Sefer Duka i cili nxori në pah kontributin e madh të atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit nga okupatorët nazi-fashist, si dhe të atyre që dhanë jetën për pavarësi nga perandoria osmane dhe ato që kanë rënë në krye të detyrës në këto 35 vite për një atdhe më të begatë.

Më pas u bë vendosja e kurorave me lule sipas protokollit zyrtar.

Homazhe u zhvilluan edhe pranë bustit të dëshmorit të atdheut Shahin Toçi nga drejtues të pushtetit vendor, të institucioneve të tjera dhe familjar të tij. Me 13 Maj të vitit 1939 i riu Shahin Toçi, i cili po kryente studime akademike në Itali, refuzoi të betohej para flamurit Italian. Me 26 Maj të po këtij viti ai u gjet i vrarë në rrugë nga dora fashiste që kishte pushtuar Shqipërinë.

Intensifikohen kërkimet për të zhdukurin Ardit Beshiri, babai apelon për gjetjen e tij

Që nga e shtuna e 3 majit, prej më shumë se 48 orësh ekipe të shumta janë në terren në kërkim të 29-vjeçarit Ardit Beshiri, nga fshatin Shëngjun i Klosit, i cili teksa ishte duke punuar në një stog fabrike të përpunimit të kromit, është rrëmbyer nga uji dhe rëra si pasojë e çarjes së një rezervuari. Me gjithë kërkimet e bëra deri tani, nuk është gjetur asnjë shenjë e 29-vjeçarit i cili dyshohet të jetë rrëmbyer nga rrjedha e fortë që u krijua si pasojë e shembjes së rezervuarit me ujë dhe rërës së prodhuar nga përpunimi i materialit të kromit. Babai i 29-vjeçarit, Nerim Beshiri ju bën apel institucioneve që të shtojnë kërkimet me metoda të specializuara, pasi kërkimet në këmbë janë të paefektshme për shkak të terrenit të thepisur malor dhe materialit që është shpërndarë kudo. Nerimi lutet që kërkimet të rezultojnë të suksesshme sa për t’i gjetur të paktën një shenjë të djalit në mënyrë që të ketë mundësinë për ta kujtuar.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ishte edhe prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, i cili tha se strukturat po bëjnë maksimumin për të gjetur të riun që dyshohet se u rrëmbye nga rrjedha e ujit dhe rërës mesditën e së shtunës.

  Ekipeve të kërkimit në terren i është shtuar edhe një ekip i specializuar, i cili po kontrollon terrenin nëpërmjet një aparture që identifikon njerëz nën tokë.

 I biri u zhduk pas shembjes së masivit të kromit, babai i 29-vjeçarit apelon mes lotësh për ndihmë në gjetjen e tij.

Nerim Beshiri, babai i Ardit Beshirit ka treguar i përlotur për mikrofonin e News24 përjetimin e humbjes së të birit në masivin e kromit në Klos, ndërsa apeloi për ndihmë të specializuar nga shtetit për gjetjen e trupit të tij.

Ai rrëfeu se ka 3 ditë që së bashku me familjarët e tij kërkojnë trupin e 29-vjeçarit me lopata dhe mjete rrethanore në mungesë të aparaturave të specializuara.

“Kërkoj ndihmë nga shteti për gjetjen e trupit të djalit. T’i gjejnë vetëm njërin gisht ta çoj te familja ,se nuk ka gjë më të madhe në botë të humbasësh djalin në mal. I bëj thirrje shtetit, të sjellin aparatura të specializuara të gjej djalin dhe të di ku të hedh një tufë lule. Ka 3 ditë që vij me vëllezërit duke kërkuar me lopatë. Nuk ka asnjë lloj mjeti. Djali doli në 6 të mëngjesit nga shtëpia këtu, hëngri drekën dhe vazhdoi punën me ekskavator dhe e mori baseni para. Djali kishte 5 vite që punonte, me siguracione, me të gjitha. Nuk kanë si ta gjejnë djalin me lopata, ndaj i kërkoj shtetit ndihmë për mjete të specializuara. Babai, vëllai im tjetër po kërkojnë trupin. Ju lutem kërkoj ndihmë. Kaq mund të them”, tha ai.

Fermerët e dëmtuar nga ngrica, këtë vit me zero prodhim

Ngricat që mbërthyen vendin për tre ditë me radhë gjatë muajit Prill kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme tek frutikultura në të gjithë Qarkun Dibër. Por më shumë të prekur janë Bulqiza e Dibra ku temperaturat zbritën disa gradë nën zero. Mentor Kurti nga fshati Shupenzë i Bulqizës thotë se pemtorja e tij nuk do të ketë asnjë prodhim këtë vit pasi u dëmtua e gjitha nga acari i Prillit. 1 mijë rrënjë kumbulla të cilat i ka të kultivuara, këtë vit nuk do të nxjerrin asnjë kilogram pordhim. Mentori shprehet se ndryshe nga vitit i kaluar ku pati prodhim të bollshëm dhe që e shiti në Tiranë, këtë vit as shpenzimet nuk do të mund t’i nxjerrë. Ffermeri Mentor Kurti shprehet gjithashtu se ka tentuar t’i mbrojë pemët e kumbullës nga ngrica por solucioni që merret në farmaci bujqësore nuk ka funksionuar.

Në situatë të ngjashme janë gjendur shumë fermer në të gjithë Qarkun Dibër, kryesisht ato të frutikulturës pasi ngrica dëmtoi pemët që kishin lulëzuar dhe ato që kishin nisur krijimin e frutit.