Ballina Blog Faqe 3

Mbyllet numërimi në Qarkun Dibër fiton PS me 10,356 vota diferencë

Rezultatet nga 222 kutitë e votimit në të gjithë Qarkun Dibër sipas KQZ

PS 32,146 vota

PD 21,790 vota

PSD 1,315 vota

Shqipëria Bëhet 666 vota

Euroatlantikët 629 vota

Partia Mundësia 310 vota

Vazhdon numerimi per voten preferenciale ku kryeson kandidati socialist Agron Malaj me 4564

vota numëruar 30 / 222 QV total.

Rezultatet sipas KQZ deri ne oren 10.00/ PS merr 82 deputetë, PD 52, PSD 3 dhe Mundësia, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një mandat.

Kur janë numëruar mbi 4904 kuti nga 5225 në të gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me 52.14 % të votave rezultat i cili i jep shumicë të konsiderueshme në Parlament të majtës dhe e çon drejt mandatit të katërt qeverisës. Socialistët kanë siguruar deri tani mbi 679 mijë vota dhe 82 deputetë. Koalicioni PD-ASHM ka 34.43% ose rreth 448 mijë vota në të gjithë vendin dhe 52 mandate në Parlament.

Sipas rezultatit paraprak kur kanë mbetur për t’u numëruar pak më shumë se 300 kuti, PS merr 82 deputetë, PD 52, PSD 3 dhe Mundësia, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një mandat.

Numërohen mbi 50% e votave, PS kryeson me 52.8%, PD 33.9%, PSD forcë e tretë. Hyjnë në Parlament edhe “Mundësia”, “Nisma-Shqipëria Bëhet” e Lëvizja “Bashkë”

Kur janë numëruar mbi 2400 kuti nga 5225 Qendra Votimi në të gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me 52.5%. Socialistët kanë siguruar deri tani rreth 290 mijë vota. Koalicioni PD-ASHM ka 34.4% ose rreth 190 mijë vota në të gjithë vendin. Forcë e tretë politike renditet PSD me 4% të votave. Socialdemokratët e Tom Doshit kanë marrë deri tani rreth 22 mijë vota në të gjithë vendin. Votat e tjera ndahen mes Nisma-Shqipëria Bëhet me 3.3%, Mundësia 2.7%, Koalicioni Euroatlantik 1.1% dhe Djathtas për Zhvillim 0.4%.

Sipas rezultatit paraprak, PS merr 83 deputetë, PD 51, PSD 3 dhe Mundësia, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një mandat.

17:35- KQZ përditëson të dhënat! Deri në orën 17:00, votuan 38.75 përqind e zgjedhësve, kryeson Qarku Dibra, me 48.51 përqind.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat, sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje. Sipas të dhënave të fundit deri në orën 17:00, kanë votuar në total 38.75 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.

Qarku me pjesëmarrjen më të lartë të qytetarëve në votime është Dibra, me 48.51 përqind. Me pjesëmarrje të lartë është edhe qarku i Tiranës, ku kanë votuar 42.57 përqind e zgjedhësve. Qarku me pjesëmarrjen më të ulët vijon të jetë Vlora, me 28.51 përqind. Qarku me pjesëmarrjen më të lartë të qytetarëve në votime është Dibra, me 48.51 përqind. Me pjesëmarrje të lartë është edhe qarku i Tiranës, ku kanë votuar 42.57 përqind e zgjedhësve. Qarku me pjesëmarrjen më të ulët vijon të jetë Vlora, me 28.51 përqind.

Drejtoria e Policisë Dibër referon në prokurori një seri veprash penale në ditën e zgjedhjeve

Njoftim për Media

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet procedurale në SPAK, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve : E.D., 36 vjeç, (administratori i njësisë Administrative Xibër), dhe shtetasit B.H., 57 vjeç, banues në Klos.

Po nga këto shërbime u referuan materialet në Prokurorinë Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, në ngarkim të shtetasit J.M., 27 vjeç, banues në fshatin Gurrë e Madhe, Klos, pasi automjetit të tij, i kishte vendosur në mënyrë të paligjshme fenelina si ata të policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurorinë Dibër, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasit N.S., 52 vjeç, banues në Ostren (punonjës i Policisë bashkiake), pasi dyshohet se ka goditur me grusht shtetasin K.C., 43 vjeç. Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të automjeteve të transportit rrugor”, për shtetasin K.C., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka penguar lëvizjen e lirë të mjeteve në fshatin Radovesh.

U përplas nga makina me shpejtësi “skëterrë”, ndërron jetë polici në Peshkopi

Efektivi Veli Gjura ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, ku ishte shtruar pas një aksidenti të rëndë. Ai u përplas nga një makinë disa ditë më parë, ndërsa po ecte në trotuar. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, plagët e marra rezultuan fatale.

Ngjarja tragjike u shënua ditë më parë, rreth orës 18:30, në kryqëzimin Velia të qytetit të Peshkopisë. Sipas informacionit zyrtar nga policia, një 27-vjeçar me inicialet A.Sh., i cili po drejtonte një mjet tip “Golf”, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit, ka dalë nga rruga dhe ka përplasur fillimisht një punonjës policie, e më pas është ndalur mbi një dyqan. Efektivi i policisë, Veli Gjura, u plagos rëndë në vendngjarje dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Nga hetimet paraprake rezulton se drejtuesi i automjetit ndodhej nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit. Ai është arrestuar dhe ndodhet në ambientet e komisariatit, ku po kryhen procedurat ligjore.

KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes, sa shqiptarë kanë votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e para mbi pjesëmarrjen në votimet e 11 majit. Deri në orën 11:00, sipas KQZ-së, pjesëmarrja në rang vendi ka arritur në 16.71% të votuesve, ndërsa një orë më parë, në orën 10:00, kjo shifër ishte 13.54%.

– Advertisement –

Qendrat e votimit u hapën zyrtarisht në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote gjithsej 3,713,761 shtetas shqiptarë, mes të cilëve 114 mijë janë votues për herë të parë.

Për herë të parë në historinë zgjedhore të vendit, shqiptarët që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë kanë pasur mundësinë të votojnë nëpërmjet një platforme elektronike të regjistrimit të votës në diasporë, e cila qëndroi e hapur nga 11 janari deri më 11 mars 2025.

Nga 245,935 zarfe me fletë votimi të dërguara drejt emigrantëve, 227,097 janë marrë nga zgjedhësit dhe 181,609 kanë mbërritur deri më tani në KQZ. Kjo përfaqëson një shkallë pjesëmarrjeje prej 74% të të gjithë votuesve të regjistruar nga diaspora një angazhim i lartë që evidentohet edhe nga fakti se 93% e zgjedhësve morën fletën e votimit dhe 81% e tyre e kthyen atë të plotësuar.

Votat e diasporës do të numërohen në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe do të konsiderohen si të hedhura në qarkun ku votuesi ka pasur adresë të regjistruar në Shqipëri.

Deklaratë për shtyp e Policisë lidhur me incidentet e ndodhura mbrëmjen e djeshme në Dibër

Njoftim për Media

Dibër

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme ku shtetasi Xh.Gj., (kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), telefonoi sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër duke pretenduar se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kishte ndaluar shtetasin E.C., që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave, ju informojmë se;

Menjëherë me marrjen e telefonatës, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe drejtuesit e DVP dhe të Komisariatit Dibër.

Nën drejtimin e Prokurorit të Posaçëm, Prokurorit të Rrethit dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, kanë vijuar veprimet për menaxhimin, ndjekjen dhe hetimin e plotë të situatës.

Në vendin e ngjarjes, janë konstatuar të bllokuara nga kandidati për deputet shtetasi Xh.Gj., shtetasi E.Gj., dhe persona të tjerë, automjetet e shtetasve I.C., dhe R.D.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorëve, ka bërë këqyrjen e këtyre automjeteve ku nuk është konstatuar asgjë me interes për hetimin.

Në vijim të dyshimeve për automjete që shpërndanin vlera monetare, shtetasi E.M., dhe A.H(Gj), i janë vënë në ndjekje një automjeti tjetër që drejtohej nga shtetasi I.Sh., nga ku është dëmtuar automjeti i shtetasit E.M.

Gjithashtu, shtetasi Xh.Gj., ka shprehur pretendimin se ka qenë dhe punonjësi i policisë, shtetasi E.Gj (i ati i kandidatit për deputet të subjektit politik Partia Socialiste shtetasi D.Gj) që po përpiqej të shpërndante para në shkëmbim të votës dhe pasi janë vënë në ndjekje simpatizantët e subjektit politik të Partisë Demokratike, ai është larguar dhe ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Në lidhje me këtë pretendim, grupi hetimor nën drejtimin Prokurorëve, ka realizuar këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe nuk janë gjetur gëzhoja apo indicje të tjera se ky punonjës ka përdorur armën.

Në lidhje me rastin, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit punonjësi i policisë shtetasi E.GJ, ku nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore i është sekuestruar arma shërbimit dhe janë kryer një sërë veprimesh të tjera hetimore.

Sa më sipër, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër për kompetencë dhe për vlerësim, kanë referuar materialet pranë SPAK, për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, parashikuar nga nenet 277 dhe 293 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve Xh.Gj., 62 vjeç, dhe E.Gj., 33 vjeç, si dhe për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit I.Sh., 35 vjeç

Xhelal Mziu voton në Dibër, thirrje qytetarëve: Votoni!

Duke folur për mediat, Mziu u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e votës. 

andidati i Partisë Demokratike Xhelal Mziu ka votuar mëngjesin e sotëm në Dibër. Pasi hodhi votën në kutinë e votimit, Mziu ka dalë jashtë qendrës së votimit.

Duke folur për mediat, Mziu u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e votës. 

Voton kandidati socialist Agron Malaj

Vetëm 30 minuta pas nisjes zyrtare të procesit të votimit, pranë Qendrës së Votimit në Pallatin e Kulturës Burrel ka ushtruar të drejtën e votës kandidati për deputet i Partisë Socialiste për Qarkun Dibër, ish-kryebashkiaku i atit, Agron Malaj. Në prononcimin e tij për “Mat Tv” Malaj shprehu bindjen se elektorati do t’i besojë platformës së tij politike për të qenë zë përfaqësues në kuvendin e ri të Shqipërisë, teksa ka bërë thirrje për qytetarët: Votoni, votoni, votoni!