Ballina AKTUALITET Klos / Ura tip baley tek “Ish-Pazari i vjetër”, probleme me shtresën...

Klos / Ura tip baley tek “Ish-Pazari i vjetër”, probleme me shtresën prej dërrase

0

Urat tip bel të ndërtuara për disa fshatra vijojnë të jenë problematike sa i përket shtresës së tyre. Duke qenë se shtresa bëhet me dërrasë druri, ajo nuk është shumë rezistente ndaj peshës së automjeteve që kalojnë mbi të, por edhe ndaj kushteve atmosferike.

Dërrasat dëmton shpesh duke bërë që kalimi mbi këto ura të jetë i vështirë dhe i rrezikshëm. Në një situatë të ngjashme ndodhet edhe ura që lidh një pjesë të fshatrave Dars dhe Fshat me Klosin në vendin e quajtur “Ish-Pazari i vjetër”.

Siç duket nga pamjet, shumë prej dërrasave janë thyer e shumë të tjera lëvizin duke e bërë kalimin të vështirë për banorët që e përdorin. Këta të fundit thanë jashtë kameras tonë se shtresa e urës duhej të ishte llamarinë pasi reziston më gjatë dhe është më e sigurtë.

Megjithatë, banorët e të dy fshtrave të Klosit që e përdorin këtë urë kërkojnë që riparimi i dërrasave të bëhet herë pas here për shkak se ato janë dëmtuar në një kohë kaq të shkurtër. Për banorët përdorues të kësaj ure ajo mbetet e vetmja alternativë për të kaluar me automjetet e tyre në rrugën nacionale në afërsi të qytetit të Klosit. Po ashtu, problem mbetet edhe gjendja e rrugës nga ura në brendësi të fshatit.

Ura në fjalë është ndërtuar rreth 7 vite më parë si një investim i Bashkisë Klos dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Exit mobile version