Ballina AKTUALITET Dibër, banorët kërkojnë siguri për fëmijët e shkollës

Dibër, banorët kërkojnë siguri për fëmijët e shkollës

0

Banorët e disa fshatrave në njësinë Administrative Melan në Bashkinë Dibër kanë protestuar për mungesën e sigurisë në lotin e tretë të rrugës së Arbrit afër Peshkopisë. Banorët thonë se që me ndërtimin e rrugës, fëmijët që shkojnë në shkollën e cila është pak metra larg rrugës, nuk ka asnjë siguri. Sipas banorëve, automjetet ecin me shpejtësi të lartë duke rrezikuar jetën e të gjithëve kalimtarëve. Banorët e fshatrave Melan, Pjeçë e Pejkë, thonë se rruga është kthyer në rrugë vdekje për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën qarkullojnë automjetet. Po ashtu, banorët thonë se prej një viti janë edhe pa ujë vaditës pasi kanalin e dëmtoi ndërtimi i rrugës së Arbrit. Ata kërkojnë që të vendoset kufizim shpejtësie në këtë zonë dhe sinjalistikë e nevojshme pasi po rrezikohet jeta e jo vetëm fëmijëve por të gjithë banorëve që e përdorin këtë rrugë.

Ndërkohë, kryetari i fshatit Pjeçë, Sali Sula, tha se për këtë problem i është drejtuar Bashkisë Dibër e institucione të tjera por nuk ka marrë zgjidhje. I gjendur në këto kushte Sula tha se do të protestohet nga banorët.

Segmenti i fundit i rrugës së Arbrit, Herebel – Peshkopi, ka shkaktuar probleme dhe pakënaqësi nga banorët që janë prekur nga ndërtimi i kësaj vepre.

Exit mobile version