Ballina AKTUALITET Rezervuari i Vojnikut që lë pa vaditje dhjetra hektar tokë bujqësore

Rezervuari i Vojnikut që lë pa vaditje dhjetra hektar tokë bujqësore

0

  Fshatrat e Maqellarës në bashkinë Dibër vijojnë të vuajnë mungesën e ujit vaditës, të cilin para viteve 90-të e kishin të siguruar nga të gjitha anët. Një ndër fshatrat që ka mbetur në të thatë është Vojniku, i cili dikur vadiste me rezervuarin që gjendet mbi fshat, por prej 3 dekadash ai është jashtë funksionit. Banorët thonë se me këtë vepër, vaditeshin tokat bujqësore deri në afërsi të lumit Drin i Zi, pasi vetë rezervuari është një basen i madh ujëmbajtës dhe i shërbente dhjetra hektarëve tokë. Banorët e Vojnikut thonë se kërkesat e tyre në këto vite demokraci kanë rënë në “vesh të shurdhër” nga pushteti vendor, ndërsa tani rezervuari është kthyer në venddepozitim të ujërave të ndotura dhe nuk përdoret më për vaditje.

Banorët e Maqellarës si duket kanë humbur shpresat se veprat vaditëse do të rikthehen në shërbim të tyre, ndaj dhe pjesën më më të madhe të tokave bujqësore e kanë lënë djerrë.

Exit mobile version