Ballina EKONOMI DIBËR / REZERVUARI JASHTË FUNKSIONIT

DIBËR / REZERVUARI JASHTË FUNKSIONIT

0

Fshatit Begjunec në Njësinë Melan të Bashkisë Dibër, është ndër fshatrat që nuk janë shpërngulur, por shërbimet dhe ndihmat për bujqësinë edhe këtu mungojnë. Banori i fshatit Hajri Liksala ngre problemin e rezvuarit vaditës, që sipas tij ka afro 10 vite që nuk funksionon. Ai kishte një kapacitet ujëmbajtës prej 210 mijë metër kub. Rezervuari është ndërtuar në vitin 1985 dhe kap një sipërfaqe vaditëse për rreth 75 % të tokave bujqësore të njësisë Melan. Banorët kërkojnë që ky rezervuar të rivihet në funksion sa më parë për nevojat e fermerëve.

Fshati Begjunec në Njësinë Melan të Bashkisë Dibër ka problem edhe cilësinë e ujit të pijshëm me të cilin furnizohet fshati nga ujësjellësi. Sipas Hajri Liksalës, puseta e vjetër e këtij ujësjellësi e ndërtuar që në vitin 1982, është tejet e amortizuar, duke e ndotur në mënyrë të rrezikshme ujin e pijshëm për banorët e fshatit Begjunec. Liksala kërkon që të merren masa sa më parë duke ndërhyrë në rikonstruksionin e pusetës së këtij ujësjellësi.

Problemet e fshatit Begjunec nuk janë thjesht çështje lokale, por pasqyrojnë një realitet më të gjerë të zonave rurale, ku shpesh neglizhohen investimet kritike për bujqësinë dhe jetesën e përditshme. Sipas banorëve me të cilët kontaktuam, vetëm nëpërmjet vëmendjes dhe investimeve të qëndrueshme mund të ruhet potenciali i këtyre zonave dhe të garantohet një e ardhme më e mirë për komunitetet rurale.

Exit mobile version