Rritet niveli i ujit, shpresë për shtimin natyral të peshkut në Liqenin e Ulzës
Shirat e rëna javën e fundit kanë shtuar ndjeshëm nivelin e ujit në basenin e liqenit të Ulzës. Niveli i ujit ka arritur deri në fshatin Urakë, ndonëse ende nuk ka kapur pikën maksimale të tij.
Ndërkohë, kompania që ka privatizuar hidrocentralin e Ulzës, KURUM, ka ndaluar prodhimin e energjisë