Zgjidhet problemi i mbeturinave të Maqellarës

0
122

Më në fund është gjetur një zgjidhje për venddepozitimin e mbeturinave të konsumit të përditshëm në rrugën dytësore të Maqellarës. Zona ishte kthyer në kantier mbetjesh për shkak të mungesës së shërbimit të grumbullimit dhe tërheqjes së tyre nga ana e pushtetit vendor. Ndërkohë, vihet re se ky vend tashmë nuk ka më mbeturina të hedhura pa kriter. Banorët shprehen se kjo duhej të kishte ndodhur kohë më parë dhe institucionet duhej të gjenin zgjidhjen e duhur. Kjo për shkak se prania e madhe e mbeturinave aty, shkaktonte një ndotje të madhe të mjedisit por edhe të ujërave të përroit i cili gjatë stinës së verës përdoret për vaditjen e tokave bujqësore.

 U takon tashmë banorëve të Maqellarës që të mos rikthejnë ndotjen në këtë zonë, por të përdorin kontenierët e vendorur nga Bashkia në afërsi të banesave të tyre.