Besimtarët musliman në të gjithë botën kremtuan këtë të dielë një nga festat më të rëndësishme të besimit islam Fiter Bajramin i cili vjen pas një muaji agjërimi të Ramazanit.
Besimtarët u mblodhën në xhami mëngjesin e së dielës ku kryen ritin e faljes së namazit të Fiter Bajramit apo siç njihet ndryshe Bajrami i Madh.
Edhe në xhamitë e Matit u zhvillua riti i faljes ku morën pjesë të rinjë e të reja, burra e gra.
Festa e Fiter Bajramit vjen direkt pas përfundimit të muajit Ramazan, dhe simbolizon gëzim pas kryerjes së obligimit të agjërimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit.