Rruga e Krastës, milionat që justifikohen me “dhe”
Rruga Qafa e Buallit – Krastë është në inventarin e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe një aks që çdo vit gllabëron miliona lekë për mirëmbajtje nga kompanitë që fitojnë tenderin. Por ndonëse qytetarët apo bizneset paguajnë taksa për të patur një infrastrukturë rrugore të mirë, gjendja e këtij aksi është e degraduar.