Rruga Qafa e Buallit – Krastë është në inventarin e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe një aks që çdo vit gllabëron miliona lekë për mirëmbajtje nga kompanitë që fitojnë tenderin. Por ndonëse qytetarët apo bizneset paguajnë taksa për të patur një infrastrukturë rrugore të mirë, gjendja e këtij aksi është e degraduar. Drejtuesit e mjeteve shprehen të revoltuar në lidhje me mirëmbajtjen e rrugës. Ata thonë se prej muajsh nuk shohin asnjë punëtor në rrugë që të paktën të mbushë gropat. Rënia e shirave të fundit e ka dëmtuar akoma edhe më shumë këtë aks rrugor i cili ka edhe pse ka një gjatësi prej 18 kilometrash, të duhen orë ta përshkosh.
Aksi rrugor Qaf Bualli – Krastë i shërben qindra banorëve të njësisë administrative Martanesh, por edhe subjekteve minerare që operojnë kryesisht në këtë zonë.