Situata politike në vendin tonë duke qenë se zë një pjesë të madhe të kohës televizive, ndiqet edhe nga qytetarët e thjeshtë, e jo vetëm ata që kanë interesa të tilla. Qytetarët e Bulqizës i komentojnë në forma të ndryshme ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor pak ditë më parë në parlament. Disa prej tyre shprehen se ndryshimet e njëanshme apo shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit mes partive kryesore politike, do të sjellë pasoja. Por ka edhe nga ata që shprehen se në politikë nuk duhet besuar, pasi ata nuk punojnë për qytetarin, por për veten e tyre.
Në seancën planere të 5 Tetorit, u miratuan me 97 vota ndryshimet në kodin zgjedhor edhe pse pati kontestime nga opozita jashtë parlamentare.