Ky është 66 vjeçari Rakip Kaja, nga fshati Gjoricë, Në Bashkinë Bulqizë. Rakipi ka ndërtuar ekonominë e tij familiare duke u marrë me frutikulturë. Pas një eksperience pune në këtë sektor në emigracion, Itali, por edhe pasionit të tij, ai është kthyer dhe ka ngritur pemtoren prej 16 vitesh.
Parcela ndodhet buzë Drinit të Zi. Rakip Kaja thotë se është mjaft favorizuese, për kultivimin e 1500 rrënjë mollë të variteteve të ndryshme.
Pavarësisht vështirësive që has çdo vit, 66 vjeçari Rakip Kaja thotë se vitin e ardhshëm do ta pasurojë vreshtën e tij me varietet të ri molle.