Procedohen 4 persona në Bulqizë; Akuzohen për prerje të jashtëligjshme të pyjeve
Policia e Bulqizës ka nisur procedimin penal ndaj 4 shtetasve, pasi akuzohen për prerje të jashtëligjshme të pyjeve dhe transportim pa dokumentacionin përkatës të lëndës drusore.
Dy shtetasit me iniciale V.D., dhe E.K., 22 vjeç, banues në Bulqizë, akuzohen se gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia dhe specialistët