Qarku i Dibrës vijon me një numër constant të rasteve të reja të infektimeve me Covid-19. Prej ditësh numri it ë infektuarve aktiv qëndron afro 80 persona, e cila tregon se numri i rasteve të reja është i vogël. Fundjavën që lam pas vetëm dy raste u shënuan në të gjithë qarkun, njëri në Mat e tjetri në Dibër.

Ndërkohë, Qarku i Dibrës vijon të jetë i fundit në renditjen e 12 qarqeve sipas numrit të rasteve aktive, ku vendin e parë e mban Tirana me rreth 4 mijë raste.

Sakaq, vijon normalisht vaksinimi i popullatës në të gjitha qendrat e ngritura vaksinatore.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.