Banorët e këtij pallati në lagjen e re të Bulqizës refuzojnë ende të lënë banesat edhe pas lëkundjeve të së premtes së kaluar. Ata thonë se nuk mund t’i lënë banesat edhe pas lëkundjeve të së premtes së kaluar. Ata thonë se nuk mund t’i lënë shtëpitë për sa kohë nuk ka nisur ndërtimi i pallatit të ri.
Nga 40 familje që ka patur ky pallat, 13 prej tyre vijojnë të jetojnë ende aty, megjithë rrezikun që ju kanoset. Bashkia Bulqizë ju ka ofruar qeranë për të jetuar në banesa të tjera, por ato kanë refuzuar.
Sakaq, pushteti vendor duhej të kishte detyruar banorët të dilnin nga aty, për të shmangur ndonjë tragjedi si ajo e Thumanës së vitit 2019. Grupet e ekspertëve të Bashkisë Bulqizë vijojnë të verifikojnë denoncimet e qytetarëve në të gjitha Njësitë Administrative