171 banesa, 10 pallate, 2 njësi administrative dhe një shkollë janë dëmet e deritanishme të raportuara në Bulqizë, pas tërmeteve të 29 tetorit. Kjo është një prej banesave më të dëmtuara në Fushë Bulqizë . Te zotet e saj ndodhen jashtë vendit, ndërsa i afërmi i tyre na tregon nga afër dëmet e shkaktuara.
Dëme të mëdha kanë pasur familjet në nevojë, ekonomia e të cilave nuk ka qenë e mjaftueshme për ta mirëmbajtur atë ndër vite.
Një problem i madh u është shkaktuar edhe banorëve që në tërmetin e 26 nëntorit 2019 nuk u kompensuan për shkak të dorëzimit vonë të dokumentacioneve si dhe ezaurimit të fondeve nga buxheti i bashkisë.
Dëme ka pasur edhe në banesat ne pallate. Ky është një nga 3 pallatet e shpallur si të pabanueshëm nga Bashkia. Dëmet e tyre janë të mbartura ndër vite, teksa tërmetet e fundit rrezikojnë edhe më tepër qëndrimin e familjeve të cilat gjithsesi nuk kanë pranuar trajtimin me bonus qiraje.