Kryeministri Edi Rama lajmëroi se më datë 29 nëntor do të hapë Rrugën e Arbrit për qarkullim, një premtim që mban peng prej vitesh lidhjen e Tiranës me Dibrën, por qytetarët e kësaj të fundit nuk e besojnë shumë këtë gjë. Në komentet e bëra në një faqe në Facebook, “Dibra on”, qytetarët shkruajnë me humor se data mund të jetë e saktë, por viti nuk dihet. Ka edhe nga ata që shkruajnë se preferojnë se presin datën 29 nëntor e të mos flasin para kohe.

Qendroni me kembe ne toke edhe mos tju kapi euforia te dashur dibrane se ky lajm ne vend qe tju gezoje vetem siklete edhe dhimbje do ju shtoje. Behet fjale per hapjen e rruges me baypas sepse tuneli kryesor nuk mbaron edhe me vite por kjo ka nje problem(kush e ka kaluar njehere e kupton per çfare po flas) bypasi eshte ndertuar pa asnje lloj standarti madje eshte edhe shume i rrezikshem , dimrin qe kaluam edhe pse rruga nuk ishte e aksesueshme per te gjithe ka patur aksidente pafund per shkak te ngricave ne rruge se duhet te kalosh nje qafe mali mbi 1250 metra lartesi edhe dimri eshte shume i veshtire prandaj mos e merrni me shume sportivitet se do ngeleni rrugeve do rrezikoni jeten tuaj,”- shkruan një nga komentuesit.

“Po qe do hapet me 29 nëntor u morr vesh, vetëm se nuk dihet për 29 nëntorin e cilit viti bëhet fjalë,”- shkruan një tjetër.

Kta jan përralla me mbret ,nqoft se i keni dëgjuar ndojëhere ktë shprehje . Kjo rrugë jo që nuk ësht rrugë me standarte, por as nuk do të bohet funksionale për kohë të gjatë. Thjesht do vijn ca zyrtar të lartë aty, për të bo shoun e rradhes në qarkun e dibres,”-shton dhe një tjetër.

E shohim me 29 pse me e prish gojen kot para kohe,”- shton një tjetër komentues.

Një ditë më parë, nga Kuvendi i Shqipërisë kryeministri Edi Rama tha se rruga e Arbrit do të hapet më 29 nëntor. Kreu i qeverisë u shpreh se e gjithë rruga është gati përveç një problemi gjeologjik në Qafën e Murrizit.