Rezervuari i Vojnikut jashtë funksioni, i ndotur dhe…plot me bretkosa
Mbi fshatin Vojnik të Njësisë Administrative Maqellarë në Bashkinë Dibër ndodhet ky rezervuar. Ai dikur ka shërbyer për të vaditur tokat bujqësore por prej shumë vitesh është totalisht jashtë funksionit. Por si të mos mjaftonte kjo, rezervuari është kthyer në një burim infeksioni për dhjetra banorë që jetojnë aty rrotull.