Ka filluar asfaltimi i aksit Rrugor Fshati Fshat – Bulqizë, pjesë e rrugës së Arbrit. Këtë e ka bërë të ditur edhe Kryeministri Rama në një postim në ne rrjetin social facebookPrej pak ditesh me tej Rama shkruan:

Vazhdojmë përparojmë drejt përmbylljes së krejt punimeve të ndërtimit të Rrugës së Arbrit, që u ngadalësuan për shkak të gjeologjisë tejet të vështirë në tunelin e Murrizit dhe në segmentin Plani i Bardhë – Qafa e Buallit😊

Tanimë brenda pak ditëve segmenti Plani i Bardhë-Qafa e Buallit do të përfundojë dhe hapet për qarkullimin e të gjitha automjeteve, duke shkurtuar kështu ndjeshëm kohën e lëvizjes për qytetarët e qarkut Dibër, si edhe duke rritur më tej sigurinë rrugore në këtë aks të ri kombëtar👍

Aktualisht po punohet për asfaltimin e kilometrave të fundit, si dhe vendosjen e sinjalistikës së nevojshme, teksa Rruga e Arbrit ka nisur të kthehet në faktor kryesor zhvillimi ekonomik të gjithë qarkut, duke e kthyer Dibrën në jastëkun e gjelbër të kryeqytetit.

Ky segment rrugor ka nisur ndërtimin mbi dhjetë vite më parë, por punimet kishin ngecur për mungesë fondesh. Ky segment përveç eleminimit të kthesave të shumta në Klos Katund shkurton edhe më shumë distancën e Bulqize – Tiranë.