Merr fund ndotja e mjedisit nga ujërat e zeza në fshatin Vojnik, të Njësisë Administrative Maqellarë në Bashkinë Dibër. Pushteti vendor ka bërë rehabilitimin e rrjetit të ujërave të ndotura në këtë zonë duke eleminuar një problematikë që i shoqëronte banorët prej vitesh. Vetë banorët e Vojnikut shprehen se ka qenë këmbëngulja e medias e cila e ka bërë publike disa herë problemin, duke detyruar më në fund institucionet përgjegjëse të reagojnë.
Më problem ishte situata për banorët të cilët jetojnë përgjatë rrugës nacionale dhe ujërat e zeza rridhnin në sipërfaqe duke u bërë e padurueshme në periudhë të nxehti që shkaktonte aromë të keqe dhe mbushte banesat me insekte.
Banorët e fshatit Vojnik kërkojnë tashmë që të sistemohet e rehabilitohet edhe rruga ku janë kryer punime për vendosjen e tubacioneve të ujërave të zeza, duke iu kther normalitetit.