Mjetet e tonazhit të rëndë bllokohen në unazën e poshtme, Bashkia: jemi në pritje të financimit nga ARRSH
Mjetet e tonazhit të rëndë që transportojnë krom drejt Durrësit apo Uzinës së Ferrokromit në Komsi, kanë ngecur në unazën e poshtme të qytetit të Burrelit. Për shkak të gjendjes së rënduar të kësaj unaze, mjetet e kanë patur të pamundur deri sa është ndërhyrë, për të shkuar në destinacion.