Është zhvilluar këtë të shtunë ndeshja e javës së 21 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll mes Burrelit dhe Tomorit të Beratit. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit, përfundoi me fitoren e matjanëve të cilët e gjetën rrjetën e portës mike dy herë, ku shënuan nga një gol për secilën pjesë. Fillimisht ishte kastrati ai i cili kaloi Burrelin në avantazh në minutën e 20 të pjesës së parë, duke i lehtësuar tensionin skuadrës për pjesën e mbetur të kësaj përballje.

Pjesa e parë do të mbyllej me këtë gol dhe disa raste të tjera të skuadrës së drejtuar nga tekniku Klevis Hima, për të nisur një pjesë të dytë në superioritet ndaj miqëve nga berate. Këta të fundit nuk arritën të vënë në vështirësi skuadrën matjane deri pas shënimit të golit të dytë nga Burreli. Është Donald Kurbneshi i cili në minutën e 80 dyfishon shifrat për skuadrën vendase teksa godet saktë topin e asistuar në zonën e portës mike.

Ndërkohë, miqtë u përpoqën të shënonin në minutat e fundit të lojës, por as 9 minutat shtesë të dhëna nga gjyqtari i katërt nuk ju mjaftuan, duke u mbyllur gjithçka Burreli 2 e Tomori 0. Me tri pikët e marra ndaj Tomorit matjanët ngjiten një vend në tabelë me 22 pikë, duke lënë pas Besën e Kavajës e cila humbi përballë ekipit të Bylisit.