Fusha e mbetjeve mbi Plan të Bardhë vijon të jetë në flakë, ekspertët ngrejnë alarmin
Fusha e mbeeturinave që fepozitohen nga Bashkia e Bulqizës dhe ajo e Klosit mbi fshatin Plan i Bardhë vijon të jetë në flakë prej disa ditësh. Ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse ka qenë jo efektive pasi mbetjet e grumbulluara ndër vite po digjen ngadalë dhe fikja plotësisht e tyre është thuajse e pamundur me mjete zjarrfikëse. Sakaq, problem mbetet ndotja që po i shkaktohet zonës nga kimikatet që çlirohen si pasojë e djegies së mbetjeve plastike. Prania e tymit është bërë shqetësim i madh për të gjithë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në aksin Qaf Buall – Martanesh dhe banorët e fshatit Plan i Bardhë. Drejtuesit e mjeteve theksojnë se duhet të ketë më shumë siguri në fushën e mbetjeve që të mos përsëritet më kjo situatë. Për shkak të zjarrit të vazhdueshëm, herë pas here ka aktivizim të flakëve edhe në zonën pyjore me dushqe por që është mbajtur nën kontroll nga shërbimi zjarrfikës.