Dy vatra zjarri, në Mallunxë e pranë Malit të Dejës
Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Mallunxë të Bashkisë Mat. Në terren kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikësetë, të Shërbimit Pyjor dhe punonjës të Bashkisë Mat, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në drejtim të banesave. Vatra e zjarrit është aktivizuar në të njëjtin vend ku ishte muajin e kaluar. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga banorë të zonës duke djegur barishte dhe flakët më pas kanë dalë jashtë kontrollit. Terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse për të ndërhyrë në të gjithë perimetrin e zjarrit ndërsa po punohet edhe nga ekipet e shëbrimit zjarrfikës, të shërbimit pyjor e bashkisë Mat për ta vënë nën kontroll të plotë. Po ashtu, një tjetër vatër zjarri raportohet se është aktivizuar në vendin e quajtur “Shkalla e deshëve” pranë malit të Dejës në Macukull. Flakët kanë përshkuar një sipërfaqe të konsiderueshme ndërsa në terren ndodhen punonjës të ADZM Dibër, të bashkisë Dibër, etj. të cilët po punojnë për fikjen e zjarrit.