Hetimet e SPAK thellohen: Sekuestrohen telefonat e zyrtarëve dhe biznesmenëve

Hetimet e SPAK thellohen: Sekuestrohen telefonat e zyrtarëve dhe biznesmenëve

Në kuadër të hetimeve të drejtuara nga kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka vijuar me kontrollet dhe sekuestrimin e telefonave të disa personave. Këto veprime vijnë si një thellim i hetimeve të nisura pas audio-përgjimit të denoncuar nga Arben Ahmetaj.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se hetimet kanë kulmuar me sekuestrimin e telefonit të Aleks Markut, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes. Ky informacion, megjithëse jo zyrtar, bazohet në të dhëna të siguruara nga burime të besueshme.

Në respektim të vendimit të Gjykatës së Posaçme, e cila ka aprovuar kërkesat e kryeprokurorit Braho, BKH ka sekuestruar, veç provave shkresore të bazuara në kontrolle, edhe telefonin e biznesmenit Ron Yeffet, të biznesmenes Arjeta Puca dhe kreut të KAYO-s, Ardi Veliu.