10 vite i zhdukur, apeli i vëllait për vëllain: mund ta kenë marrë për organet shëndetësore
Prej dhjetë vitesh Shaban Lika, nga fshati Gjoricë i Bulqizës, rezulton i zhdukur. Shabani ishte në atë kohë rreth 50 vjeç dhe kishte probleme të shëndetit mendor. Prej një dekade vëllai i tij, Mehmet Lika është në kërkim por nuk ka arritur të gjejë asnjë gjurmë. Dyshimet e vëllait të Shabanit janë që ky i fundit mund të ketë humbur jetën në aksident dhe trupi i tij mund të jetë zhdukur, ose mund të jetë rrëmbyer për qëllime përfitimi. Çështja vijon të jetë në policinë e Bulqizës, por deri tani nuk është zbardhur e vërteta. Mehmet Lika apelon të gjitha organet shtetërore të zbardhin të vërtetën e vëllait të tij që të paktën të ketë një varr ku të bëjë homazhe. Mehmeti shpreson që e vërteta për zhdukjen e vëllait të tij të zbardhet sa më shpejt nga organet kompetente.