Braktisja e fshatrave, edhe pemët mbetet pa u vjelur
Braktisjen fshatrat po e ndjejnë në çdo stinë. Jo vetëm që tokat bujqësore kanë mbetur djerr, por as frutat e pemëve nuk po vilen më. Në një situatë të tillë është edhe fshati Bejn në Bashkinë e Klosit. Banorët e mbetur aty ankohen për largimin e rinisë, pasi tokat nuk ka kush i punon. Hysni Dedolli thotë se largimi masiv i të rinjëve ka dhënë impakt të menjëhershëm në sektorin e bujqësisë pasi shumë toka kanë mbetur djerr. Një tjetër problem me të cilin është përballur fshati gjatë kësaj vere ka qenë edhe sasia e pakët e ujit vaditës. Bujku Dedolli ngre shqetësimin e braktisjes së fshatit, që jo vetëm toka ka mbetur pa punuar, por edhe frutat në pemë nuk ka kush t’i vjelë. Largimi i të rinjëve ka bërë që fshatrat të jenë thuajse të braktisur totalisht pasi mosha e tretë e ka të pamundur të përballojë punën që kërkon bujqësia në çdo sektor të saj.