Bulqizë / Shtrohet me asfalt rruga e lagjes “Manjani” në Homesh

Bulqizë / Shtrohet me asfalt rruga e lagjes “Manjani” në Homesh

Banorët e Lagjes “Manjani”, në fshatin Homesh të Njësisë Administrative Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës, nuk do të kenë më problem infrastrukturën rrugore. Bashkia e Bulqizës nëpërmjet një projekti të financuar prej saj ka bërë të mundur shtrimin e kësaj rruge me asfalt, duke zgjidhur njëherë e mirë problemin që shqetësonte këta banorë prej më shumë se 36 vitesh. Banorët thonë se me asfaltimin e rrugës, lëvizja do të jetë më e lirë dhe nuk do të kenë më kosto të dëmtimit të automjeteve. Nga ana tjetër, pritet që kjo rrugë të ketë impakt edhe në “frenimin” e largimit të banorëve, pasi tashmë situata me infrastrukturën rrugore ka ndryshuar shumë dhe banorët dalin më shpejt në rrugën nacionale Shupenzë – Bulqizë.