Kabina elektrike, rrezik për jetën e banorëve të lagjes “Gjelogu” Bulqizë!

Kabina elektrike, rrezik për jetën e banorëve të lagjes “Gjelogu” Bulqizë!

Banorët e lagjes “Gjelogu” në qytetin e Bulqizës po përballen me një problematikë serioze dhe të vazhdueshme. Një kabinë elektrike me tension 6000 Volt, ndodhet në gjendje të amortizuar, është e pasigurt dhe paraqet rrezik shembjeje. Kjo situatë përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e banorëve, fëmijëve dhe të gjithë personave që kalojnë pranë saj. Banorët i bëjnë thirrje  OSHEE dhe Institucioneve përgjegjëse për sigurinë publike të ndërhyjnë sa më parë. Nga ana tjetër banorët kërkojnë eliminimin e këtij rreziku, përpara se të ndodhë ndonjë tragjedi njerëzore. Sakaq, banorët kërkojnë më shumë siguri për jetën për ta dhe familjet e tyre, duke vënë në pah rrezikun që ju kanoset nga kjo kabinë elektrike.