Në mbyllje të kontratës “zhduket” kompania mirëmbajtëse e rrugës nacionale
Rruga nacionale Klos - Qaf Buall është tashmë në mëshirë të fatit. Në periudhën e kalimit të përgjegjësisë nga operatori i mëparshëm që e kishte, tek kompania që ka fituar tenderin për mirëmbajtjen për katër vitet e ardhshme, mirëmbajtja është në lënë në mëshirë të fatit. Edhe pse kjo rrugë tashmë nuk ka fluksin e lartë të lëvizjes siç e kishte para hapjes së rrugës së Arbrit, ajo përdoret nga qindra banorë të fshatrave të Kloskatundit, Planit të Bardhë dhe Shëngjunit në Bashkinë e Klosit. Vazhdimisht drejtuesit e mjeteve e kanë ngritur shqetësimin e mosmirëmbajtjes siç duhet të këtij aksi rrugor, teksa segmenti më problematik mbetet ai në fshatin Kloskatund. Ky segment është degraduar kohët e fundit pasi nuk është bërë më asnjë mirëmbajtje për mbushjen e gropave apo ndërhyrje të nënshtresave të rrugës. Gjithashtu, me nisjen e reshjeve të shiut ka edhe rënie të gurëve në rrugë që tashmë do të presin kompaninë “Bami” sh.p.k për t’I larguar.