Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, disa të plagosur

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, disa të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Arbrit. Dy automjete mësohet se janë përplasur në vendin e quajtur “Zall Maricë” të Njësisë Administrative Zall Bastar të Tiranës. Përplasja ka qenë e fortë ku kanë mbetur të plagosur disa persona. Në vendin e ngjarjes janë dy autoambulanca të cilët po transportojnë të plagosurit.