Mbrojtja e pyjeve, sfida e vështirë e institucioneve. IKMT në aksion, sekuestron dru të prerë në mënyrë të paligjshme
Prerja e paligjshme e drurëve vijon të mbetet sfida më e madhe që përballet vendi ynë që pas rënies së regjimit monist. Gjatë më shumë se tri dekadave prerja masive e pyjeve ka qenë e madhe dhe e shtrirë në të gjithë territorin e vendit. Edhe masivet pyjore të qarkut Dibër kanë pësuar dëmtime të mëdha nga ky fenomen i cili sot sjell pasoja të rënda në ekosistem. Rehabilitimi i ekonomive pyjore me mbjellje të reja është në shifra shumë të ulta ku është bërë vetëm pak vite më parë, por tashmë i ndërprerë. Ndërkohë, institucionet e mbrojtjes së territorit bëjnë kontrolle periodike për të frenuar prerjen e paligjshme të pyjeve. Inspektoriati Shtetëror i Mbrojtjes së Territorit publikoi këtë të premte një rast të goditjes së prerjes së paligjshme të pyjeve në zonën e Dibrës. Inspektorët kanë konstatuar një automjet duke transportuar dru të prera ku dhe kanë bërë veprimet e nevojshme. Por për ekspertët kjo nuk është aspak e mjaftueshme jo vetëm të goditet veprimtaria e paligjshme e prerjes së lëndës drusore jashtë ligjit, por as për të rikthyer pyjet ku ishin më parë. Specialistët e shërbimit pyjor konstatojnë se duhet një fushatë mbarëkombëtare për mbjelljet e reja në mënyrë që shumë male që janë zhveshur nga prerjet e paligjshme apo djegia nga sjarri të rikthehen si dikur.