Ka përfunduar ndërtimi i urës tip baily në fshatin Stojan të Njësisë Administrative Ulëz në Bashkinë e Matit. Ura në fjalë është ndërtuar nga Bashkia e Matit në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Bashkia ka bërë të mundur ndërtimin e dy bazamentëve, ndërsa forcat e armatosura kanë bërë të mundur sjelljen dhe montimin e konstruktit metalik të urës. Për të parë nga afër përfundimin e punimeve, ishte vetë Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj i cili tha se ky investim zgjidh përfundimisht problemin e këtyre banorëve për të qarkulluar drejt banesave të tyre. Po ashtu Malaj shtoi se investime të ngjashme do të bëhen edhe në fshatra të tjerë, ku problematika është e njëjtë.

Për banorët e Stojanit problem ishin stinët e lagështa pasi për shkak të fryerjes së përrenjëve, kalimi për në rrugën nacionale Burrel – Milot e anasjelltas ishte thuajse i pamundur.