Futboll / Nesër, Kastrioti - Burreli, tjetër sfidë e vështirë për matjanë

Futboll / Nesër, Kastrioti - Burreli, tjetër sfidë e vështirë për matjanë

Katër nga gjashtë ndeshjet e javës së 12 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll do të luhen të shtunën e 28 nëntorit. Kjo javë i ka rezervuar ekipit tonë të futbollit Burreli përballje në transfertë ku do të pritet nga ekipi i Kastriotit të Krujës. Matjanët do të tentojnë rezultat pozitiv pas humbjes së pësuar javën e kaluar në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit ku u mundën me rezultatin minimal 1 me 0 nga ekipi i Pogradecit. Tashmë tekniku Klevis Dalipi do të duhet të rikthehet tek rezultate pozitive për tju larguar zonës së rënies direkt në kategorinë e dytë pasi në 11 javë kampionat ekipi i tij ka vetëm 7 pikë të grumbulluara në total. Ndërkohë, edhe krutanët nuk janë komod në renditjen e përgjithshme të kategorisë së parë pasi aktualisht mbajnë vendin e 9 me vetëm 11 pikë në total në 11 ndeshje të luajtura deri tani. Takimi i nesërm në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës pritet të jetë i vështirë teksa të dyja skuadrat luftojnë për mbijetesë. Megjithatë, mbetet të përfundojnë 90 minutat e llojës së rregullt për të mësuar rezultatin e kësaj ndeshje. Takimet e së shtunës do të jenë: Besëlidhja - Kukësi, Oriku - Korabi, Sopoti - Bylis dhe Kastrioti - Burreli. Ndërsa takimet Flamurtari - Besa dhe Pogradeci - Iliria janë luajtur këtë të premte.